E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibali: Jo negociata me opozitën pa u mbyllur greva

Negociatat mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste duhet të nisin pasi përfaqësuesit e opozitës të ndërpresin edhe grevën e urisë të nisur prej afro 20 ditësh. Ky është sugjerimi që erdhi dje nga ana e aleatëve të ngushtë të demokratëve në qeverisje, Partisë Republikane shprehur nëpërmjet nënkrytetarit të saj, Neritan Alibali. “Sot, në ditën e tetëmbëdhjetë, mund të thuhet me bindje të plotë se greva e urisë e një grupi deputetësh dhe militantësh të PS, është një akt barbar, me efekt shumëdimensional mbi jetën e qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimin e vendit”, deklaroi Alibali, njëkohësisht zëvendësministër i Ekonomisë. Sipas tij, viktimat kryesore të kësaj greve janë vetë ata persona që janë përfshirë në të. Po kështu, Alibali theksoi se kjo grevë, nuk ka mundur të bëjë asgjë tjetër, veç se të degjenerojë në një akt tragjedi – komedie, duke ringjallur personazhet butaforikë të realizmit socialist. Sipas tij, përgjegjës kryesor për këtë situatë është vetë kryetari i PS-së, Edi Rama. “Ai është kthyer nga njeriu që nxiti krizën, në vetë krizën. Edi Rama synon ta bëjë grevën e urisë së militantëve të tij, një këmishë force, për t’ua veshur institucioneve demokratike dhe ligjit”, theksoi Alibali.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›