E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama do pushtet në tavolinë dhe me dhunë

Deputetët e Partisë Demokratike, nëpërmjet deklaratave të tyre publike, akuzuan kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se po kërkon të marrë pushtet në tavolinë dhe nëpërmjet dhunës. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, nëpërmjet një konference për shtyp theksoi se Rama për të marrë një pushtet që nuk i takon shkel mbi rregullat dhe ligjet e vendit. “Rama, Ruçi dhe bllokmenët e tjerë të rinj e të vjetër kërkojnë pushtet në tavolinë, pushtet me dhunë. Për të marrë pushtetin, Rama nuk njeh zgjedhjet më të mira dhe shkel ligjin e demokracisë dhe refuzon prokurorinë që ka instrumentet në rast prove për të hapur kutitë dhe refuzon Kushtetutën”, deklaroi deputeti i PD-së. Po kështu, ai theksoi se Rama refuzon Këshillin e Europës, refuzon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, refuzon Komisionin e Venecias për të zgjidhur këtë çështje. Po dje, deputetja e PD-së, Adriana Gjonaj, hodhi akuza në lidhje me mënyrën sesi po mbahej greva e urisë nga ana e deputetëve dhe simpatizantëve të PS-së. “Me studimet e fundit, Rama zbuloi se njeriu nuk ka nevojë as të ushqehet”, deklaroi Gjoni.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›