E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: PS të mos e bëjë pis procesin

Gjykatat

Refuzues. I tillë është shfaqur në deklarimet e tij të djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, kur u pyet për propozimin e socialistëve në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve me 3/5. “Më duket thjesht dhe vetëm se kanë lexuar gabim Kushtetutën. Më duket guxim i tepruar. Për mua është thjesht dhe vetëm nxjerrja e një argumenti tjetër për të tërhequr vëmendjen politike dhe për të fshehur atë çfarë është e vërteta. Mungesa e opozitës dhe mosdëshira e tyre për të mos marrë pjesë në këtë proces”, tha Alibeaj në “Alsat”. Sipas tij, opozita, destruktive siç ka qenë me sjelljen e saj, do që të bëjë “pis” pikërisht në këtë destruktivitet të saj edhe procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. “Juridikisht, profesionalisht, për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, është një përzgjedhje e matur, e pjekur, oferta që do të sillet nga Presidenti, procedura e hapur, transparente, që do të bëhet nga Parlamenti, nga Komisioni i Ligjeve”, u shpreh Alibeaj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›