Poliklinikat, 1 pagë shpërblim për mjekët e infermieret
Afro një pagë mujore është shpërblimi i akorduar nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për personelin shëndetësor në poliklinikat e të gjithë vendit. Shpërblimi do të shpërndahet brenda pak ditësh dhe do të përfitojnë prej tij rreth 9 mijë vetë (mjekë, infermiere, sanitare etj.) në shërbimin shëndetësor parësor.
Përfituesit
Kjo rritje është e përvitshme për të gjithë mjekët ku në mënyrë të veçantë këtë vit Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është nisur nga treguesit e mirë të performancës. Do ta përfitojnë këtë shpërblim mjekët e familjes, mjekët specialistë, infermieret dhe i gjithë personeli mbështetës.
Rritja
Brenda buxhetit të përcaktuar nga ISKSH-ja për qendrat shëndetësore, vetë qendrat do të kenë mundësi të shpërndajnë deri në 1 pagë mujore sipas realizimit të treguesve të performancës për çdo qendër.
Paga bruto për mjekët në shërbimin shëndetësor parësor varion nga 37.000 lekë të reja në 76.000 lekë, ndërsa për personelin tjetër (infermiere, sanitare, shoferë etj) varion nga 19.000-25.000 lekë.
Fondi në total i akorduar nga ISKSH-ja në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit është 270 milionë lekë të reja.
Që nga 1 janari 2007 ka nisur të zbatohet reforma në shërbimin shëndetësor parësor.
Për herë të parë janë krijuar qendra shëndetësore autonome dhënëse të shërbimeve të kujdesit parësor, të cilat funksionojnë si një ekip profesionistësh të kontraktuar me sigurimin shëndetësor kundrejt dhënies se një pakete të mirëpërcaktuar shërbimesh shëndetësore, me llogari bankare dhe status të veçantë. Sigurimi shëndetësor lidh kontratën me përgjegjësin e qendrës shëndetësore dhe nga ana tjetër përgjegjësi i qendrës lidh kontrata individuale punësimi me çdo pjesëtar të stafit të qendrës.
ISKSH-ja ka kontrata me 418 qendra shëndetësore në shkallë vendi, të cilat mbulojnë shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Numri më i madh i këtyre qendrave shtrihet në rajonin e Elbasanit me 52 qendra, rajoni i Fierit me 45 qendra, rajoni i Tiranës me 40 qendra, rajoni i Korçës me 39 qendra, rajoni i Shkodrës me 37 qendra, rajoni i Dibrës me 35 qendra.
Kështu synohet shtrirja e skemës edhe në shërbimin spitalor dhe për këtë ka hartuar tashmë projektligjin e ri të sigurimit shëndetësor të detyrueshëm i cili pritet të miratohet në qeveri.
Fondi
15 pacientë drejt Ankarasë për kryerjen e transplatit të veshkave
Do të kenë mundësinë të kryejnë transplantin e veshkave në Ankara të Turqisë 15 pacientë shqiptarë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është vendosur fondi shtesë në buxhetin e vitit 2008 për mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar kryerjen e transplantit të veshkës përmes shoqërisë Enar Saglik ve Egitim Hiz Ltd, në Ankara, Turqi. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të fundit miratoi fondin prej 22 milionë lekësh.
Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se rastet janë përzgjedhur nga Shërbimi i Nefrologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si më të përshtatshëm për trasplant ku për të cilët në mënyrë të detyrueshme ekziston dhuruesi i organit, i cili është një familjar.
Në koston e transplantit të veshkës për çdo rast, përveç vetë procedurës operative janë të përfshira: transporti nga aeroporti i Ankarasë deri në qendrën spitalore dhe kthimi, akomodimi në qendrën spitalore për pacientin dhe për dhuruesin si dhe shërbimi i përkthimit.
Gjithashtu, bazuar në një marrëveshje bilaterale, një numër prej rreth 25 shtetasish shqiptarë, trajtohen me ketë dializë në Maqedoni, por duke shtuar në këtë mënyre kostot e transportit, e në veçanti shqetësimin që krijon për pacientët, në këtë gjendje shëndetësore, zhvendosja e shpeshtë e tyre (3 herë në javë). Sipas të njëjtit burim, kjo është një praktikë në vazhdim që nga 2006-a. Në këtë vit janë trajtuar 13 pacientë dhe në 2007-ën 11 pacientë.