E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada italiane, ndihmë për banorët e Dajçit

Ndihma

Ambasadori italian në Shqipëri, Saba d’Elia, i shoqëruar nga konsulli italian në Shkodër, Stefano Margucio, ishin paraditen e djeshme Komunën Dajç, ku u shpërndau dhurata fëmijëve të kësaj zone, e cila ishte një ndër zonat më të dëmtuara nga përmbytjet e këtij fillimviti. Pas takimit me kreun e Komunës Dajç, diplomati italian vizitoi shkollën 9-vjeçare të fshatit Shirq, ku shpërndau dhurata të ndryshme për nxënësit. Pasi falënderoi miqtë italianë për iniciativën për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të zonës së Dajçit, përfaqësuesi i shtetit italian në Shqipëri, Saba d'Elia, theksoi se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të aktiviteteve që zhvillon ambasada italiane nën moton “Dy popuj, një det, një miqësi”. Më tej, vizita e ambasadorit italian ka vijuar në qendrën e trajtimit të fëmijëve me probleme në qytetin e Shkodrës ku u prit dhe nga autoritete më të larta lokale. Pasi shpërndau disa dhurata, ambasadori tha se bashkëpunimi mes dy popujve do të vazhdojë dhe më tej.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›