Oficeri që ndihmoi Dajtin të mbahet në burg
Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Marenglen Muça, i cili akuzohet si “spiuni” i Dritan Dajtit, për liri. Avokati i Muçës kishte kërkuar disa javë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda që të ndryshohej masa e sigurisë, pasi ekzistojnë rrethana lehtësuese në dosje. Seanca është zhvilluar ditën e djeshme dhe gjatë shqyrtimit Shkalla e Dytë e Krimeve të Rënda e ka lënë në fuqi vendimin, me arsyetimin se asnjë fakt nuk ka ndryshuar në dosje. Muça pretendonte se nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe akuza që ai po gjykohet nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda. Megjithatë, kërkesat e tij janë rrëzuar, duke e mbajtur sërish në qeli.
#