E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadë shqiptare në Portugali

Meta

Shqipëria hap ambasadën e saj në Portugali. Për të përuruar këtë ngjarje me rëndësi diplomatike ka qenë prezent edhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i cili me këtë rast ka zhvilluar një takim me homologun portugez, Luis Amado. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme portugeze, dy ministrat kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe që me hapjen e ambasadës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë fitojnë një nivel të ri institucional. Po kështu, dy ministrat kanë shkëmbyer pikëpamje rreth bashkëpunimit politik në kuadër të procesit të integrimit europian, duke qenë se Portugalia është një anëtare e vjetër e Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›