E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

"Kredia e keqe”

Në Gjykatën e Faktit në Tiranë u hap dje procesi gjyqësor për tetë të arrestuarit e operacionit "Kredia e keqe", konkretisht Arben Beqiri, Astrit Graceni, Blendi Sharra, Luan Gjika, Mahmut Barziu, Selman Mici, Taip Çelaj dhe Shaqir Saliu, të cilët do të përballen me akuzën për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrim më shumë se një herë" dhe "Falsifikim dokumentesh” në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera prej njësisë Task Force ka rezultuar se tetë të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime të kundraligjshme, duke iu dhënë personave të ndryshëm në disa qytete kredi bankare në shuma të konsiderueshme lekësh. Shtatë nga të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa i pandehuri Shaqir Saliu, i cili nuk ishte paraqitur në gjykatë, me anë të avokatit të tij, Enver Mema, kërkoi procedim normal të çështjes. Trupi gjykues, i kryesuar nga Bujar Krasniqi, për shkak të kompleksitetit të çështjeve, nuk mori asnjë vendim lidhur me këto kërkesa, ndërkohë që vendosi ta shtyjë seancën për në shtator 2008.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›