Gjykata dënon 2 vjet burg Fashon, kanosi një shtetas
Vendimi
Akuzohej për gjobëvënie ndaj një shtetasi, dënohet dy vjet për kanosje. Ky ka qenë verdikti përfundimtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dje në ngarkim të të pandehurit Lefter Fasho, për të cilin organi i akuzës kërkoi dënimin me 2 vjet burg. Në arsyetimin e saj gjykata shpjegon edhe arsyet e kësaj mase dënimi, nga ku ka rezultuar se qëllimi i letrës dërguar shtetasit Meleq Daci nuk ka qenë për qëllime fitimi, por që ta largonte nga fshati për shkak se djali i tij kishte lidhje me gruan e të pandehurit. Telefonatat kërcënuese në adresë të shtetasit Meleq Daci janë bërë nga kabinat telefonike dhe nga disa numra telefoni grekë. I pandehuri Fasho u arrestua në kuadër të operacionit “Gjoba e fundit”, i kryer nga policia e Korçës. I pandehuri ka pasur edhe një grindje me djalin e Meleq Dacit në Greqi, e cila ka vijuar me mesazhet kërcënuese kundrejt të atit. Por, mbi këtë konflikt ka hedhur dritë vetë i pandehuri, i cili ka deklaruar për lidhjen jashtëmartesore të së shoqes me djalin e personit që kërcënonte, dhe se çdo gjë e bënte për ta larguar atë nga fshati.