MASH: Shkollimi i popullsisë ul papunësinë në vend
Reagim
“Rritja e shpejtë e nxënësve dhe studentëve në shkollat e të gjitha kategorive do të vijojë të jetë prioriteti i politikave arsimore, pasi shkollimi i popullsisë ul papunësinë në vend”. Ky reagim i MASH-it vjen pas deklaratës së djeshme të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Durrës, sipas të cilit, "papunësia asnjëherë nuk është parë e lidhur ngushtë me arsimimin nga politika".
“Qeveria do të vijojë ta ketë prioritet rritjen e shpejtë të nxënësve dhe studentëve në shkollat e të gjitha kategorive, krahas rritjes së cilësisë së tyre. Shkollimi i popullsisë e ul papunësinë, nuk e rrit atë, siç mendon opozita”, - u shpreh zëdhënësja e MASH-it, Brikena Kollçinaku, e cila shtoi se "edhe shifrat e publikuara nga z. Rama për arsimin profesional në Durrës, janë të pavërteta". Sipas saj, numri i nxënësve në gjimnaze dhe shkolla të mesme profesionale në këtë rreth, është 8.235, prej të cilëve 2.049 nxënës ndjekin shkollat e mesme profesionale, ose 25% e nxënësve. Nisur nga deklarata e kryetarit të PS-së, Edi Rama, për kualifikimin e mësuesve, se "në çdo 5 mësues, 4 janë pa shkollë", Kollçinaku tha se "këtë deklaratë nuk do guxonte ta bënte asnjë militant socialist fanatik dhe analfabet". Ajo sqaroi se në rrethin e Durrësit nga gjithsej 2.079 mësues, janë 112 mësues pa arsim përkatës, kryesisht në zonat rurale, ose 5.3% e tyre.
"Për shqetësimin e z. Rama për mbipopullimin e universiteteve, sqarojmë se më shumë se ¾ e maturantëve kanë konkurruar për të shkuar në universitete dhe qytetarët shfaqin dëshirën për të mbushur shkollat e të gjitha niveleve. Shumimi i shkollave të larta është për t’u gëzuar, është një sukses për të gjithë shqiptarët që sivjet rritet me një vit shkollimi bazë i të gjithë popullsisë", - përfundoi zëdhënësja e MASH-it.