Anila Godo; Riorganizim të shëndetësisë, spitaleve në rrethe u duhen më shumë mjekë
Spitalet e rretheve jo vetëm që vuajnë nga infrastruktura e prapambetur, por edhe nga mungesa e mjekëve specialistë. Këtë e demonstron akoma më mirë fluksi tejet i madh i qytetarëve nga rrethet që vijnë për mjekim në spitalet e kryeqytetit. Shpërndarja jo e rregullt e mjekëve specialistë nëpër rrethe ka sjellë mungesën e disa shërbimeve nëpër këto spitale. Ministrja e Shëndetësisë, Godo, gjatë turit të saj në spitalet e qytetit të Elbasanit dhe të Librazhdit ka urdhëruar rishikimin të shpërndarjes së mjekëve specialistë nëpër spitalet e rretheve. “Premtoj rishikimin e listës për shpërndarjen e specialistëve në rrethet më problematike”, - u shpreh Godo.
Korrupsioni
Pas premtimit të bërë në qytetin e Librazhdit, në fjalimin e mbajtur në qytetin e Elbasanit, kryefjala e ministres Godo vinte sërish theksin në luftën ndaj korrupsionit. Duke i mëshuar akoma më shumë kritikës së bërë edhe nga Kryeministri Berisha pas marrjes së mandatit si ministre e Shëndetësisë, Godo ka gjetur edhe tabelën e qitjes, korrupsionin.
“Tolerancë zero ndaj korrupsionit, – theksoi znj. Godo para stafit mjekësor, - pasi shëndeti i pacientëve është përgjegjësi dhe detyrim i të gjithëve.
Gjithashtu, ministrja vlerësoi punën pozitive të bërë nga drejtuesit, por nga ana tjetër u kërkoi funksionimin e bordeve me përfaqësuesit e komunave dhe pushtetin vendor, për t’iu dhënë atyre më tepër përgjegjësi për arritjen e rezultateve sa më të mira në sistemin shëndetësor.
Reforma
“Reforma në sistemin mjekësor do të bazohet në profesionalizmin dhe aftësinë e stafit drejtues”, – vijoi Godo. Ministrja Godo zhvilloi disa takime me autoritetet vendore, gjatë të cilave u diskutua për problematikat e shëndetësisë në qytet. Gjatë takimit të organizuar në prefekturë dhe bashki me krerët e këtyre institucioneve, ministrja kërkoi më shumë informacion lidhur me decentralizimin e sistemit shëndetësor, me qëllim përmirësimin e këtij shërbimi për qytetarët.
Vëmendje të veçantë, ministrja Godo iu kushtoi kushteve të punës së qytetarëve dhe ujit të pijshëm. “Pjesë e përgjegjësisë sonë është kujdesi i respektimit të normave dhe standardeve, si të ujit të pijshëm, ashtu edhe të kushteve të punës së qytetarëve. Godo kërkoi vëmendje të veçantë në monitorimin e ujit të pijshëm, nivelin e smogut dhe ndotjes së ajrit, problem ky për banorët e qytetit të Elbasanit”, – përfundoi Godo.
Ndërkohë ajo u shprehu shefave të shërbimeve dhe mjekëve se po punohet për zgjidhjen e problemeve të medikamenteve dhe materialeve të mjekimit.
Plehrat
Impianti i Sharrës inaugurohet në fund të gushtit
Të gjitha mbetjet urbane që firmat e pastrimit të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës do të arrijnë të mbledhin, kanë për t'u depozituar në parcelën e parë të impiantit të Sharrës, i cili pritet të inaugurohet në fund të muajit gusht. “Punimet në parcelën e parë të Sharrës kanë përfunduar dhe do të inaugurohen në fund të këtij muaji. Tani pritet të fillojnë punimet për parcelën e dytë”, - pohuan burime nga bashkia. Për të rritur cilësinë e pastrimit të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka vendosur që qyteti i Tiranës të ndahet në gjashtë zona pastrimi dhe jo në tre, si ka funksionuar më parë.
Burime nga Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit të Tiranës kanë sqaruar se “për të rritur cilësinë e pastrimit, Tirana do të ndahet në gjashtë zona, tre në lindje dhe tre në perëndim”. Pra, nga tre firmat që merreshin me pastrimin e mbetjeve urbane, tani me procedurat e reja do të jenë gjashtë të tilla që do të marrin përsipër pastrimin dhe largimin e mbetjeve urbane nga metropoli i vendit. Gjithashtu, kontratat e lidhura me këto firma do të kenë një afat 5-vjeçar. Të pyetur se çfarë vështirësish hasin këto firma gjatë punës së tyre, burime nga bashkia thanë se “problemet që këto firma hasin, kanë të bëjnë me hedhjen e mbetjeve jashtë kazanëve të plehrave, me krijimin e grumbujve abuzive të mbetjeve inerte të depozituara në konteniere, dëmtim të kontenierëve si dhe parkimin e makinave që shpesh bëhet pengesë në pastrim”.