E Diel, 1 Nëntor 2026

Aniston në lidhje me Butler

Jennifer Aniston dhe bashkëpunëtori i saj i filmit, Gerard Butler janë zënë duke u ledhatuar në një kuzhinë gjatë ndarjes se çmimeve “Golden Globe”.

Çifti, thuhet të kenë filluar lidhjen gjatë xhirimeve të filmit “The Bounty Hunter”. Ata bashkë kanë prezantuar dhe ndarë një çmim në këtë eveniment, ka shkruar sot “Sunday’s US”.

Një dëshmitar okular ka thënë se ata ishin duke pirë shampanje prapa skenës dhe “ishin duke u ledhatuar në kuzhinë”.

Ndërkohë, prezantuesi Ricky Gervais, 48, tha se Paul McCartney ia dhuroi një përqafim të madh pas një shakaje rreth disocimit me Heather Mills.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›