Ka ndërruar jetë autori i librit “Love story”

Profesori i Letërsisë klasike në Harvard, Erich Segal, i cili u bë i njohur me romanin “Love story” (Histori dashurie), ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Në momentin e vdekjes ai ndodhej në Oxford për të dhënë disa leksione.
Segal e shkroi romanin e famshëm ne vitin 1969, kur ishte 32 vjeçar dhe jepte mësim në Harvard.
“Dashuri do të thotë të mos thuash asnjëherë me vjen keq”, është një nga frazat më të famshme të Segal. Libri i tij më pas u bë edhe film, duke korrur një sukses të madh. Ai ka shkruar edhe disa romane të tjera dhe njihet si kritik letrar.
Ne vitin 2001 Segal shkroi një ese akademik për historinë e komedisë dhe batutave që nga Greqia e lashtë e deri në kohën e Stanley Kubrick.