E Shtunë, 31 Tetor 2026

E nxehtë në reklamën e saj

Beyonce duket e zjarrtë në reklamën e parfumit të saj te ri.

“Nxehtësia” quhet parfumi i këngëtares duke ndjekur edhe ajo hapat e pothuajse të gjithë të famshmeve të planetit të cilët krijojnë linjat e tyre të veshjes dhe “make up”.

Ndërkohë, Beyonce është shprehur edhe rreth mundësisë për të lindur fëmijë.

Krijuesja e hitit “Single Ladies”, e cila kurorëzoi lidhjen e saj me Jay-Z me 2008,
thotë që fëmijët janë prioritet në agjendën e saj.

Ajo tha për “Allure” magazinë: “ Definitivisht dua të kem fëmijë, por e di nga nipi im
se do të jetë një punë e vështirë”.

“Shpresoj që ato gjera do të rrjedhin natyrshëm. Unë ende nuk kam pasur kohe të relaksohem”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›