Bllokohet anija me armë, do shkonte në Irak
18/10/2011 Për verifikim
DURRES- Një anije me armë me destinacion Irakun është bllokuar dje pasdite në portin e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga kapitaneria e portit të Durrësit, e cila sqaron se anija me pronar shqiptar dhe flamur moldav ishte furnizuar me armë në Kroaci e Mal të Zi. Sipas të dhënave të para, anija ishte ndaluar në port të premten për riparimin e një defekti. Kapiteneria saktëson se ngarkesa me armë e anijes është ligjore, konfirmon se bllokimi i anijes ndodhi pasi Agjencia e Lundrimit kërkoi të bëhen verifikime të mëtejshme.