Idrizi: T’i frenojmë ata që na duan të ndarë
18/10/2011 PDIU vijon turin në Fier
PDIU, shoqata “Çamëria” dhe Klubi i Patriotëve të Rinj vijuan turin “Ji krenar që je shqiptar” në qytetin e Fierit. Përballja me qarqet që tentojnë të përfitojnë nga censusi i popullsisë në dëm të kombit shqiptar ishin shqetësimi i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi. “Ne do të frenojmë veprimin e atyre që duan ta shohin Shqipërinë të ndarë në shqiptarë, grekë, vlleh, maqedonas, romë, malazezë, myslimanë, katolikë, ortodoksë e bahai. E pra, nëse censusi do të zhvillohej ashtu siç donin grekët, kjo rrugë e afrimit të Shqipërisë me Perëndimin do të kushtëzohej nga njëri prej shteteve më qesharakë të BE-së sot - Greqisë. Kushtëzimet që do të vinin prej të dhënave fiktive të censusit do të ishin shumë të rënda”, - deklaroi ai. Kreu i PDIU-së u bëri thirrje qytetarëve të deklarohen me krenari se janë shqiptarë. Çdo zgjidhje tjetër krijon mundësi abuzimi. “Deklarohuni shqiptarë që përqindja e atyre që mund të vetëdeklarohen me kombësi tjetër të mos rritet artificialisht. Sepse, siç po e shohim, faktori destruktiv ndërkombëtar me mashat e veta në terrenin tonë po luan me disa skenarë. Nëse të dhënat e procesit do të rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar; nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë”, - theksoi Idrizi.