Ankesat për matës
Konsumi
Gjatë vitit 2009 janë regjistruar në ERE 80 ankesa, nga të cilat 50 ankesa nga klientë familjarë, 25 nga klientë jofamiljarë dhe 5 nga subjekte të licencuara. Numrin më të madh të ankesave të familjarëve, rreth 30, e zënë ato për mbifaturim, nga të cilat vetëm 5 kanë qenë të pabazuara; 15 ankesa kanë pasur për objekt faturimin aforfe, 7 nga të cilat për vlerë të faturuar mbi atë të miratuar nga ERE-ja. Pjesën tjetër e zënë ankesat për dëmtime të matësit dhe moslidhje të kontratës së furnizimit për shkak të detyrimeve të prapambetura të objektit për të cilin kërkohet lidhja e kontratës.
#