E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi dhe padia KSHC, një muaj në kaos

Problemet

Komisioni i Shërbimit Civil, që prej fillimit të muajit të shkuar ka hyrë në një situatë të turbullt, kur tre anëtarët e tij kanë shkarkuar kreun Mimoza Hysenaj, ndërsa kjo e fundit i ka paditur në prokurori. Në ditët e para të marsit, tre komisionerët Shahin Bistri, Kostandin Kazanxhi dhe Saimir Mani deklaruan votën publikisht pro largimit të Hysenajt. Anëtari Saimir Mani e akuzoi Hysenajn se i ka prerë pagën për një mbledhje, e cila ishte shtyrë për një ditë më vonë. Ai propozoi në mbledhjen e KSHC-së shkarkimin e kryetares. “Ne kemi të drejtë t’i zgjidhim vetë problemet brenda institucionit, prandaj unë sot deklaroj votën time për shkarkimin nga kryetare e KSHC-së Mimoza Hysenajn. Pas vendimit të tre anëtarëve të komisionit për të shkarkuar kryetaren Mimoza Hysenaj, ajo ka depozituar një kallëzim penal në prokurori, ku i akuzon anëtarët se kanë marrë me forcë vulën e institucionit. Pas vendimit të tre anëtarëve të komisionit, për të shkarkuar kryetaren Mimoza Hysenaj, ajo ka depozituar një kallëzim penal në prokurori, ku i akuzon anëtarët se kanë marrë me forcë vulën e institucionit. Nga ana e tyre, anëtarët Shahin Bistri, Kostandin Kazanxhi dhe Saimir Mani argumentojnë se shkarkimi dhe votimi për nënkryetarin e ri është bërë konform ligjeve në fuqi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›