E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje e re kulturore

Lesi takohet me Hazirin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, priti zëvendësministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Nikollë Lesi, i cili shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Në këtë takim, zëvendësministri Lesi, pasi e përgëzoi ministrin Haziri për postin e ri, ia përcolli ftesën e ministrit të KTRS-së të Shqipërisë, Ferdinad Xhaferraj, që në një periudhë shumë të afërt kohore të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ministri Haziri e pranoi me kënaqësi këtë ftesë, duke shtuar se deri në atë vizitë do të punohet në hartimin e një draft-projekti, përkatësisht të një marrëveshjeje bashkëpunimi kulturor ndërmjet MKRS-së të Republikës së Kosovës dhe të MTKRS-ve të Republikës së Shqipërisë. Me këtë marrëveshje, sipas tij, do të begatohej bashkëpunimi i përbashkët në fushat e kulturës, të artit, të trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore, të sportit si dhe të historisë sonë të përbashkët kombëtare. Më tutje, ministri Haziri shtoi se një prej pikave të kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe realizimi i projektit për restaurimin e objektit historik të Konferencës së Bujanit, si edhe trajtimi i monumentit historik me rëndësi kombëtare, Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›