E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antimafia shkatërron bandën e drejtuar nga shqiptarët

11/11/2009  Arrestohet, 74 persona mes tyre ndodheshin 15 shqiptarë

PADOVA- Një bandë kriminale e drejtuar nga një familje shqiptare, që kishte baza operative në shtetet si Francë, Holandë, Spanjë dhe Itali, është shkatërruar nga Prokuroria e antimafies në Itali. Një gjë e tillë bëhet me dije nga agjencitë e lajmeve italiane, të cilat raportojnë se nga operacioni i koduar me emrin “Nafiza” kanë rënë në pranga 54 persona, ndërkohë që numri total i të arrestuarve përgjatë hetimeve 9 mujore është 74 persona. Banda kishte baza jo vetëm në Lombardi, Friuli, Venecia dhe Xhulia e Marche të Italisë, por edhe në shtete të tjera si Franca, Holanda dhe Spanja, ku qarkullimi i kokainës dhe heroinës bëhej çdo javë. Agjencia e lajmeve ANSA duke iu referuar policisë thotë se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15 shtetas shqiptarë, mes tyre një grua. Të arrestuarit te tjerë janë 32 shtetas tunizianë, 15 italianë, 8 marokenë, një rumun, një kosovar, një algjerian dhe një shtetas nga Ekuadori. Gjatë zhvillimit të operacionit në teren, karabinierët sekuestruan më shumë se 2.5 kg heroinë, 350 gram kokainë, një sasi hashashi si dhe 25 500 euro kesh, dy automjete, 25 telefona celularë si dhe disa karta telefoni. Hetuesit e çështjes thanë se e kthyer në vlerë monetare, sasia e drogës së kapur mund të shitej në treg me vlerën 200 mijë euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›