Ina Rama, hap “thesin” e problemeve
09/04/2009 Krimi Ekonomik, prokurorët të shfaqen aktivë në regjistrimin e çështjeve të kësaj natyre
Peripeci në hetimin e pasurisë së personave kriminale. S’tolerohen prokuroret që e anashkalojnë
TIRANE- Gjatë një takimi me prokurorët e vendit Kryeprokurorja Ina Rama pasqyroi një sërë problemesh që janë evidentuar gjatë punës hetimore të vitit 2008. Numri një i akuzës shqiptare shfaqi pakënaqësitë e saj ndaj vartësve, lidhur me hetimin e pasurisë së personave të proceduar penalisht. Sipas Prokurores së Përgjithshme, vëmendje e veçantë duhet kushtuar hetimit financiar dhe sekuestrimit me qëllim konfiskimin e aseteve të personave nën hetim. “Jemi të ndërgjegjshëm se goditja në financat e një individi që i ka ngritur bizneset e tij mbi aktivitetin kriminal është shkatërrimi i suportit themeltar që e mban atë në këmbë në një shoqëri të kapitalit. Prokurorët nuk tolerohen të anashkalojnë hetimin financiar qoftë në zbatim të K. Penal qoftë në zbatim të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e ligjit antimafia”,- ka pohuar prokurorja Ina Rama. Puna e një prokurori nuk do të konsiderohet e mirë në rast se ai ka lënë jashtë hetimit penal asetet e personit, ndaj të cilit ushtrohet ndjekja penale edhe atëherë kur personi është ndëshkuar me një sanksion të lartë penal nga gjykata. Veç të tjerash Kryeprokurorja Rama i ka tërhequr vëmendjen prokurorëve se masa e sigurimit personal arrest në burg, mbetet shqetësim zbatimi i kushteve dhe kritereve ligjore në kërkesat që paraqiten në gjykatë për caktimin e kësaj mase. Ajo që konstatohet është se ndër 4628 kërkesa për caktim të masave shtrënguese, 2879 janë kërkesa për arrest në burg dhe nga këto gjykata ka pranuar 2584. Një tjetër problem i Prokurorisë shqiptare është goditja e krimit ekonomiko-financiar. Në këtë drejtim ajo që konstatohet është se roli i Prokurorisë në drejtim të zhvillimit të hetimit proaktiv është i ulët dhe prokurorët gjenden shpeshherë në pritje të referimeve nga policia e shtetit apo qytetarët. Sipas Ina Ramës, prokurorët duhet të shfaqen më aktivë në regjistrimin e çështjeve të kësaj natyre duke shfrytëzuar njohuritë që ato marrin për ndodhjen e një ngjarje kriminale nga çdo burim i shfrytëzueshëm. Problematikë tjetër është zbardhja e ngjarjeve të vjetra. Në disa Prokurori konstatohet një punë e lavdërueshme në këtë drejtim, por ka prokurori të tjera, të cilat nuk e kanë vlerësuar seriozisht situatën. Parimisht në këto çështje duhet mbështetur çdo iniciativë e policisë për të rifilluar hetimet për një çështje të vjetër të pezulluar. Ndërkohë që problem për Prokurorinë vazhdon të qëndrojë njohuria e vogël e oficerëve të Policisë Gjyqësore, mbi hetimin dhe dokumentimin e një ngjarjeje. Ky rezultat i ulët në një farë mënyre ka shërbyer edhe për dështimin e memorandumit të nënshkruar para një viti midis prokurores Ina Rama dhe ministrit të Brendshëm Bujar Nishani.
Viti 2008, rritet me 2030 numri i procedimeve
TIRANE- Duke shfrytëzuar mbledhjen e të gjithë prokurorëve të vendit për votimin e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë, Ina Rama ka shpalosur punën hetimore që institucioni i drejtuar prej saj ka kryer gjatë vitit 2008. Sipas numrit një të akuzës shqiptare, volumi i punës lexohet në 22042 procedime penale në ndjekje ose 2030 procedime më tepër seç kanë qenë në ndjekje një vit më parë. Rama theksoi se pothuajse në të njëjtën linjë qëndron edhe raporti i procedimeve të regjistruara rishtas në vitin 2008, e cila raportohet në shifrën prej 17352 ose 1376 me shumë se në vitin 2007. Po kështu më i lartë prezantohet edhe numri i çështjeve, të cilat i janë dërguar gjykatës në këtë vit, 7033 nga 6528 në vitin 2007. Kryeprokurorja Rama tha se gjatë vitit 2008 prokurorët e shtetit kanë përballuar një volum pune ndjeshëm më të lartë se sa vitet e mëparshme, dhe sigurisht që kjo e dhënë lexohet si një e dhënë pozitive, që tregon për rritjen e efikasitet të punës së organit të akuzës në luftën kundër kriminalitetit si edhe për një evidentim më të plotë të ngjarjeve kriminale. Rritja e këtij evidentimi është bërë në një pjesë të konsiderueshme nga referimet që kanë bërë oficerët e shërbimeve të policisë së shtetit, por në një masë të konsiderueshme edhe nga kallëzimet e shtetasve të ndryshëm.
Viti 2008, 107 procedime për korrupsion
TIRANE- Në mënyrë të veçantë hop cilësor ndjehet në luftën kundër veprave korruptive dhe krimit ekonomik. Sipas Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, për sa i përket veprave korruptive, në vitin 2008 janë regjistruar 107 procedime penale me 82 persona të marrë si të pandehur nga 58 të regjistruara në vitin 2007 me 52 të pandehur. Po kështu shifrat prezantohen pozitive edhe në goditjen e krimit ekonomik. Në vitin 2008 janë regjistruar 1601 procedime penale për këto vepra, me 946 persona marrë si të pandehur nga 1445 në vitin 2007 me 774 të pandehur. Gjithashtu gjatë vitit 2008 rezulton një numër më i vogël i çështjeve të pushuara, 4333 në vitin 2008 nga 4937 në 2007. Duke patur parasysh se aktualisht janë rreth 2030 procedime penale, të ndjekura më shumë në vitin 2008, raporti mes procedimeve të pushuara në këto dy vite thellohet edhe më shumë. Në këto kushte mundemi të analizojmë këtë tregues si një të dhënë pozitive. Ndërkohë është vlerësuar me të drejtë momenti i regjistrimit të procedimit penal dhe është ulur numri i rasteve kur këto procedime nuk mund të vazhdojnë.