E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Vlorës liron Aleksandër Kuqon

30/04/2009  Për shkak të gjendjes shëndetësore

VLORE- Aleksandër Kuqo është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Vlorës pas kërkesës që kishte bërë Kuqo së bashku me avokatin e tij për lirim për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, e cila kishte vendosur që Kuqo të qëndronte në spitalin e burgut në Tiranë. Prokurori i Apelit Aleksandër Goga që ndiqte këtë çështje nuk ka pranuar këtë vendim dhe për këtë arsye ka kërkuar rekurs të vendimit.

Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë një sërë akuzash nga gjykata e shtetit fqinj ku mori burgim të përjetshëm nga gjykata Penale Milano në Itali me një vendim të kësaj gjykate që mban përsipër datën 25.10.1999. Kjo e fundit e shpalli fajtor Aleksandër Kuqon dhe e dënoi atë për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim. Kuqo është arrestuar në vitin 2001 për llogari të drejtësisë italiane, por nuk ka qëndruar gjatë i arrestuar, pasi gjykata ka vendosur ta lërë në gjendje të lirë, pasi, sipas një raportit mjekësor, ai nuk ishte mirë nga gjendja mendore. Për këtë arsye është marrë vendimi që i dënuari të dërgohet në institucionin mjekësor, Spitalin Psikiatrik rajonal, Vlorë për mjekim të detyruar. Por lirimi i tij ka krijuar një prej ngjarjeve të quajtura dhe “skandale” të drejtësisë shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›