E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bomba me telekomandë, ekspertizë nga Tirana

30/04/2009  Iu hodh në erë makina dentistit

Pritet ekspertiza nga Tirana për bombën me telekomandë grupi hetimor i luftës kundër akteve terroriste në drejtorinë e policisë së qarkut Fier është në pritje të përgjigjes së ekspertëve të laboratorit të kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier. Sipas këtyre burimeve, mësohet se në vendngjarje mbrëmjen e së hënës në automjetin ku ishte vendosur eksplozivi me telekomandë janë gjetur gjurmë gishtash dhe një kartë identiteti. Këto po hetohen prej grupit hetimor. “Nuk duhet të nxitohemi, pasi dalim në përfundim të gabuar”, kanë pohuar burimet zyrtare te policisë Fier në lidhje me eksplozivin që u gjet nën sediljen e makinës, pronë e shtetasit Edmond Licaj. Policia sqaroi se pasi ka marrë në pyetje Licaj dhe persona të tjerë që kanë lidhje familjare, shoqërore e pune me të ka dalë në përfundim se sasia e eksplozivit me telekomandë që u gjet nën sediljen e makinës së tij nuk ka qenë vendosur kundër tij. Autorët kishin ngatërruar shënjestër. Të njëjta burime informacioni pohuan se Licaj nuk ka asnjë problem si në lidhje me biznesin e tij ashtu edhe nga anët e tjera te aktivitetit te tij. Në Fier ai njihet si person i shoqërueshëm, jo problematik, njeri që shikon punën e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›