Shqipëri për herë të parë anëtare me të drejta të plota
30/04/2009 60-vjetori i NATO-s
Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në festimet e 60-vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), që do të zhvillohen në Itali. Asambleja Parlamentare e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizojë një ceremoni të posaçme më datën 11 maj, e cila sipas medieve italiane do të zhvillohet në atë që quhet “Salla e Senatit”. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar do të marrin pjesë në këtë ceremoni të veçantë, duke u renditur në të njëjtin nivel si dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Festimet e 60-vjetorit të themelimit të NATO-s do ta shohin Shqipërinë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota pas anëtarësimit në këtë aleancë në samitin e fillim prillit, zhvilluar në qytetin francez të Strasburgut dhe atë gjerman të Kehlit. Mësohet se temat e diskutimit gjatë takimit që do të zhvillohet me rastin e përvjetorit do të jenë: “Nga origjina tek tranzicioni: rënia e Murit, vendet e reja të Aleancës, puna në vijim” dhe “E ardhmja e NATO-s drejt një bote shumëpolare pas Samitit të Strasburgut e Kehlit”. Sipas mediave italiane, ditën festive do të marrin pjesë rreth 200 parlamentarë të 38 delegacioneve të vendeve anëtare të Aleancës. Në këto delegacione, gjithnjë sipas medieve italiane, do të jenë përfaqësues të vendeve anëtare dhe atyre që sapo janë bërë anëtare: Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo iniciativë është promovuar dhe organizuar nga delegacioni parlamentar italian për të dhënë një shenjë të dukshme të kontributit italian në vlerat e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit, të themeluar nga Traktati i Uashingtonit, që i ka garantuar gjithë komunitetit transatlantik 60 vjet paqe, stabilitet dhe zhvillim.