Shkeljet, ish-drejtori i policisë nën hetim
30/04/2009 Për emërime të policëve me precedentë penalë
FIER- Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë qarkut Fier, Arjan Bozhaj, po hetohet nga Prokuroria e Fierit. Ndaj tij kanë mbërritur tre denoncime, nga Drejtoria e Policisë qarkut Fier, nga SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme dhe nga SHKB-ja e Drejtorisë së Policisë qarkut Fier. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë Fier, nga SHKB-ja e Fierit dhe nga Prokuroria e këtij rrethi. Arjan Bozhaj ka qenë drejtues i policisë qarkut Fier për afro dy vjet, në vitet 2006 -2008. Akuzat ndaj tij janë për shkelje administrative dhe për emërime në radhët e policisë si dhe dëme me pasoja financiare. Sipas burimeve të sipërpërmendura, mësohet se Bozhaj gjatë kohës që drejtonte policinë e qarkut Fier veshi me uniformë të policisë së shtetit persona që kishin pasur precedentë penalë, persona të cilët me zëvendësimin e Bozhaj nga kolegu i tij Premçi janë larguar prej policisë së shtetit. Po sipas këtyre burimeve mësohet se gjatë një kontrolli që ushtroi KLSH-ja në këtë drejtori policie u kapën shkelje administrative në shpërblime e dieta. Pas përfundimit të raportit të KLSH-së i ka drejtuar një kërkesë Prokurorisë së rrethit Fier që të hetonte rreth këtyre shkeljeve. Disa muaj më parë ka qenë SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme ajo që kapi shkelje të tjera në emërime policësh me detyrë roje në KPTHN-në Ballsh.