E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli lë në burg Kriston, i akuzuar për terrorizëm

19/11/2009  Në pritje të vendimit dhjetëra besimtarë

DURRES- Deklarata e teologëve mysliman dhe apeli i dy avokatëve të Artan Kristos nuk ka pasur asnjë vlerë ngase Gjykata e Apelit e ka lënë në burg ortodoksin e konvertuar në mysliman. I akuzuari për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe thirrje të dhunshme ekstremiste ka dalë para togave të zeza të Apelit, kurse jashtë godinës shumë hoxhallarë kanë qëndruar në pritje të vendimit. Kristo babai i 8 fëmijëve është vënë në pranga 4 javë më parë nën akuzën e dyshimeve për veprime terroriste. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës vendosi hetimin e Kristos në gjendje arresti, vendim që është dërguar në një shkallë më të lartë nga avokatët Ilir Malindi dhe Rajmond Todhe. Pala mbrojtëse kërkoi ndryshimin e masës ekstreme, duke kërkuar një masë më të butë, arrest në shtëpi ose gjykim në gjendje të lirë. Të dy avokatët kanë argumentuar se klienti i tyre është i sëmurë duke paraqitur pranë gjykatës raportin e diagnostikimit ku cilësohet se ai vuan nga një sëmundje në shtyllën kurrizore. Gjykata e Apelit ia ka besuar dosjen gjyqtarëve Vlentina Sadiraj me ndihmës Besim Brezhnjeva dhe Valbon Çekrezi. Edhe në këtë shkallë drejtësia ka vendosur të lërë në burg Artan Kriston duke mos pranuar asnjë nga pretendimet e të arrestuarit, apo avokatët e tij. Dhjetëra besimtarë jashtë godinës së Apelit në Shkozet të Durrësit si dhe teolog që kanë nënshkruar deklaratën e dy ditëve më parë kanë qëndruar të grumbulluar edhe pasi kanë mësuar për vendimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›