Trafiku i veprave të artit, priten arrestime të reja
19/11/2009 Gjykata jep vendimin për 2 të prangosurit “burg pa afat”. Ende i lirë përgjegjësi i muzeut
BERAT- Dy të arrestuarit për trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës janë përballur mesditën e djeshme me masën e arrestit pranë gjykatës së këtij rrethi, ndërkohë që burime pranë Prokurorisë bënë me dije se për këtë çështje pritet të ketë arrestime të tjera.
Vendimi
Mirel Starova, 30 vjeç, dhe Bujar Dine, 43 vjeç, të arrestuar tre ditëve më parë kanë marrë dje masën e sigurisë me “burg pa afat”, për veprën penale të “trafikimit të veprave të artit dhe kulturës”. Starova dhe Dine janë paraqitur sot pranë organit të gjykatës së rrethit gjyqësor në Berat ku janë njohur me masën e sigurisë. Përfaqësuesi i organit të akuzës Klodian Braho në seancën e parë të këtij procesi tepër të veçantë i ka kërkuar trupit gjykues së cilësoi si të ligjshëm arrestimin e Starovës dhe Dines dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për ta. Braho i paraqiti trupit gjykues një sërë provash dhe faktesh të grumbulluara në këtë fazë të hetimit që akuzojnë Starovën dhe Dinen se kanë trafikuar vepra të artit dhe kulturës dhe i kërkoi kohë gjykatës për të vijuar hetimet. Kryetari i trupit gjykues Kostika Çorbanaqi pasi dëgjoi fjalën e përfaqësuesit të organit të akuzës vendosi të cilësoi si të ligjshëm arrestimet dhe vendosi masën e “sigurisë me burg” për veprën penale të “trafikimit të veprave të artit dhe kulturës”. Në hetim në gjendje të lirë për këtë vepër penale është dhe Sami Starova, aktualisht përgjegjës pranë Muzeut Kombëtar Etnografik në Berat. Dy të akuzuarit u arrestuan tre ditë më parë pas një procedimi penal disa mujor që organi i akuzës në Berat ndërmori për këtë çështje. E ndërsa të akuzuarit tashmë do të jenë nën hetim për këtë çështje burime zyrtare nga Prokuroria e rrethit gjyqësor në Berat bëjnë me dije se shumë shpejt do të ketë arrestime të reja për këtë vepër penale tepër të veçantë. Kreu i organit të akuzës në këtë qytet Xhemal Saliaj bëri me dije se ky organ kish nisur procedimin penal që në muajin qershor, procedim i cili mban numër 244 dhe nisi kryesisht me nxitje të jashtme. “Për të realizuar këto hetime ky organ kërkoi ndihmën e oficerëve të Ministrisë së Rendit për të mos pasur dekonspirime, u shpreh Saliaj, hetime të cilat sollën dhe arrestimet. Të arrestuarit dhe përgjegjësi i muzeut Starova akuzohen se kanë tregtuar vepra të artit dhe kulturës, gjë e cila është e kundërligjshme për shtetin shqiptar. Tashmë Prokuroria që nisi hetimet nga nxitje të jashtme ngelet të zbardhë se si përfunduan në duart e të arrestuarve monedhat që do të tregtoheshin dhe një statujë qeramike.
Drejtori i muzeut Etnografik Kastriot Dervishi
Kemi bërë inventarin, asgjë nuk mungon
Prokurori i Beratit, Xhemal Saliaj, u shpreh se në hetim për këtë çështje janë të përfshirë dhe të tjerë persona, që pritet të bien shumë shpejt në pranga. Ndërkohë që pas arrestimeve të bujshme dhe përfshirjen në hetim në gjendje të lirë të përgjegjësit të muzeut Starova ka reaguar dje në një konferencë për shtyp drejtori aktual i Muzeut Etnografik Kombëtar Kastriot Dervishi. Sipas tij, të gjitha objektet që gjenden në eksponatet apo fondet tona janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kombëtare. Në Muzeun Kombëtar Onufri që nga krijimi i tij nuk është prekur asnjë ikonë apo objekt liturgjik. Ky muze është në gjendje mjaft të mirë dhe nuk ka asnjë problem dëmtimi me dhunë apo vjedhje. Për sa i përket gjendjes së objekteve në Muzeun Kombëtar Etnografik nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit u bë inventari fizik i të gjithë objekteve dhe rezultoi se nuk ka asnjë objekt të që të mungojë në eksponate apo në fonde”. Drejtoria e Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat Dervishi tha se e ndihen si detyrim të informojë opinionin publik për gjendjen e objekteve të fondit të Muzeut Kombëtar Onufri dhe Etnografik.