E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli vendos që Kumbaro të rrijë në arrest burgu

17/07/2009  Bie kërkesa për lirim e ish-shikasit, akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës

TIRANË – Ilir Kumbaro do të qëndroi në arrest burg edhe pse aktualisht nuk është ekstraduar nga Britania e Madhe. Këtë vendim e mori dje Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Një javë më parë avokatët mbrojtës të Ilir Kumbaros bënë kërkesë në apel për të kundërshtuar vendimin e shkallës së parë që e detyronte të qëndronte atë në arrest burgu. Në arsyetimin e saj gjykata bën të ditur se avokatët mbrojtës të Kumbaros nuk janë legjitimuar. Avokatët mbrojtës të Ilir Kumbaros nuk kanë firmën e tij personale, por kanë një prokurë të posaçme të firmosur nga djali i të pandehurit. Pas këtij vendimi, Kumbartos i lind e drejta të qëndroi në burg, menjëherë pas ekstradimit, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Në Gjykatën e Apelit avokatët thanë se në pamundësi të marrjes së firmës së vet të pandehurit janë familjarët ata që firmosin prokurën. Por ky version nuk qëndron për pesëshen gjyqësore, e cila kërkon të ketë miratimin e vet të pandehurin ndaj avokatëve me qëllim depozitimin e kërkesave. Sipas avokatit mbrojtës, masa e arrestit për Kumbaron është rrëzuar tashmë që në vitin 2003 dhe në këto kushte nuk mund të mbahet ende e ngritur. Por kërkesa e marrë në shqyrtim nuk u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë. Menjëherë reagimi qe i shpejtë. Kumbaro akuzohet se në bashkëpunim me Arben Sefgjinin, Avni Koldashin, në kohën kur kanë punuar si funksionar në SHIK. Bëhet fjalë për vitin 1995. Pikërisht në këtë vit është rrëmbyer dhe më pas zhdukur në rrethana misterioze shqiptaro- maqedonasi Remzi Hoxha. Ilir Kumbaro është akuzuar nga organi i Prokurorisë se ka marr pjesë në rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Pavarësisht akuzave ai i ka kundërshtuar duke pretenduar se është duke u bërë një lojë jo e pastër. Bashkë me Kumbaron është edhe Arben Sefgjini e Avni Koldashi, ndërsa Budjon Meçe është veçuar nga dosja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›