E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau në ditën e zgjedhjeve, arrestohet nga policia kufitare

17/07/2009  Rrëzohen pistat e eliminimit për shkak të bindjeve politike

Policia kufitare e Bazës së Qafë Botës ka arrestuar 20-vjeçarin nga Berati, Nertil Oshafi i akuzuar për vrasjen e taksistit Dritan Neza ditën e zgjedhjeve në qytetin e Durrësit. Nertil Oshafi u arrestua në momentin që donte të largohej nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj nëpërmjet pikës kufitare, por gjatë kësaj tentative është ndaluar nga blutë e kufirit, të cilët pas verifikimeve të kryera i kanë vënë pranga të riut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së diel në qytetin e Durrësit pak minuta përpara se të hapeshin kutitë e votimit, për këtë arsye fillimisht u përfol se vrasja kishte lidhje me zgjedhjet, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ngjarja nuk kishte lidhje me bindjet politikeve të palëve të përfshira në ngjarje. Ditën e ngjarjes Oshafi arriti të largohej, duke përfituar dhe nga fakti se forcat e policisë ishin të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit në qendrat e votimit. Viktima Dritan Neza punonte si shofer në linjën e automjeteve tip furgon 8 + 1, nga Durrësi në Tiranë, ndërsa për arsyen e krimit u përmendën si pista kryesore një sherr i vjetër si dhe vendi i parkimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›