Itali ; Goditet banda e shqiptarëve, merrej me drogë e prostitucion
Policia italiane ka goditur një bandë shqiptaro-italiane, e cila merrej me shfrytëzimin e prostitucionit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Nga hetimi, i cili zgjati rreth tre vjet, u përfundua operacioni ku u kryen 11 arrestime. Sipas të përditshmes italiane “Il Tempo”, banda përbëhej nga shtatë shqiptarë, të cilët kishin role drejtuese, tre italianë dhe një rumun. Gjithçka ka nisur rreth 36 muaj më parë. Ishte pikërisht një vajzë e cila ishte hedhur në rrugë nga banda që çoi në goditjen e grupit. Silvia Mancinelli, Tatiana, në fillim nuk dëshironte që të bashkëpunonte me policinë.
Ajo ishte skllave e shfrytëzuesve të saj, e detyruar që të prostituonte në rrugica të humbura në periferinë e Pomezia-s. Por ajo shpejt u kthye në dëshmitaren kyçe të hetuesve, për realizimin e një operacioni të karabinierëve, që mori emrin e saj dhe që zgjati për një periudhë trevjeçare. Gjatë kësaj kohe u arrit që të shkatërrohej një bandë që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Vajza ruse, e cila u afrua nga agjentët gjatë një kontrolli rutinë, u bind që të denonconte pas disa muajve çiftin e shqiptarëve, që me anë të kërcënimit dhe dhunës e kishte hedhur atë në trotuar, së bashku me vajzat e tjera nga Evropa Lindore. Nga arrestimi i tyre që para tre viteve, hetimet e kryera çuan në shkatërrimin e bandës shqiptaro-italiane, e cila vepronte në shfrytëzimin e prostitucionit dhe të shitjes së drogës. U lëshuan 11 urdhër arreste nga prokuroria me vendim të gjykatës, me akuzat për trafikun e lëndëve narkotike dhe për shpërndarjen e tyre në vendin fqinj. Ishin tre shqiptarë ata që merreshin me organizimin e punëve brenda grupit, që nga blerja e drogës e deri tek organizimi i klientëve dhe dërgesat në vende të ndryshme si në Misano Adriatico, Rimini dhe Riccione, dy 24 vjeç dhe një 27-vjeçar, të cilat janë identifikuar, ndërsa për katër persona të tjerë ende nuk është arritur që të zbulohet diçka. Në bandë kanë qenë edhe tre shtetas italianë, dy 29-vjeçarë dhe një 42-vjeçar, të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në bandë gjithashtu ka qenë edhe një 29-vjeçar rumun.
Gjithashtu, droga dërgohej edhe në shtëpi të klientëve, të cilët e porosisnin atë me anë të telefonit.