Çohen në gjykatë 4 të pandehurit e minierës së Mushqetës
01/06/2009 Për një pension, merrnin 150 mijë lekë
TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranë ka përfunduar procesin hetimor ndaj katër të pandehurve Agim Mema, ish-kryetar i degës së kuadrit në minierën e Mushqetës, Fatbardha Selës, ish-përgjegjëse e sigurimeve shoqërore në Tiranë, Flora Cekës, ish-inspektore e verifikimit të pensioneve dhe Zija Memës ish- inspektor pranë Drejtorisë së Sigurimeve. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryen plotësisht elementët e veprës penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh në bashkëpunim më shumë se një herë”. Nga veprimet hetimore është konstatuar se të pandehurit jo vetëm që kanë rritur moshat e personave me anë të falsifikimit të certifikatave dhe vitet e punës, por ka pasur raste që me veprimet e tyre arbitrare, persona të ndryshëm kanë përfituar pension edhe pa pasur në librezën e tyre, asnjë ditë pune në miniera. Anëtarët e këtij rrjeti falsifikatorësh kanë zgjedhur pensionet e minierave, duke qenë se ishte një rrugë me mjaft fitim, jo vetëm për zyrtarët, por edhe për ata që përfitonin pension. Duke qenë se edhe “fitimi” i pensionistëve ishte më i madh, ryshfeti që përfitonin zyrtarët që përgatisnin dosjen false ishte po ashtu më i madh. Çdo shërbim i tillë, për falsifikimin e të gjitha dokumenteve kushtonte 150 mijë lekë të rinj. Katër ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke qenë në funksione shtetërore, kanë prodhuar skema të nxjerrjes në pension të parakohshëm të shtetasve të ndryshëm, me dokumente të falsifikuara.