E Diel, 1 Nëntor 2026

Të burgosurit që mbarojnë dënimin, përsëri në gjykatë

01/06/2009  Gjykata merr në shqyrtim kërkesën dhe vendos për lirimin ose jo të tij.

TIRANË- Ndonëse e përfundojnë masën e dënimit dhënë nga gjykata, nuk kanë të drejtë të dalin nga burgu nëse e njëjta gjykatë nuk shprehet sërish. Ka më se një vit që ka dalë ligji për shuarjen e masës së sigurimit për të gjithë ata persona të dënuar. Ndërkohë që mes gjykatës dhe Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve duket se ka një amulli. Ndërsa burgjet e kanë më të lehtë të lirojnë të dënuarin kur dosja e tij ka përfunduar dhe ditët e orët janë plotësuar, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Vet i dënuari që pret lirimin nëpërmjet avokatit mbrojtës duhet t’i drejtohet gjykatës për një veprim përfundimtar. Kështu gjykata merr në shqyrtim kërkesën e të dënuarit dhe pasi e sheh me imtësi dosjen penale e bënë edhe një herë llogaritjen e ditëve të burgut vendos për lirimin e tij apo jo. Por kjo situatë kërkon kohën e vet. Të dënuarit shpesh ankohen se mbahen në burg edhe pse i ka përfunduar dënimi. Ankesat kanë vajtuar jo vetëm në gjykatë nëpërmjet avokatëve që kërkojnë shqyrtimin e tyre sa më shpejt, por edhe tek Avokati i Popullit. Sharja e masës së sigurimit nga gjykata bëhet për një arsye të vetme. Sipas ekspertëve të fushës juridike, të dënuarit ndonjëherë lirohen para kohe nga burgu. Ndërkohë që gjykata sipas tyre e shmang këtë fakt. Në mënyrën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit, futen edhe vendimet e gjykatës që janë dhënë për ulje të dënimit me 90 ditë, që i dënuari përfiton në bazë të ligjit. Para daljes së këtij ligji Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve kishte të drejtë të lironte të dënuarit edhe dy ose tre muaj para kohe. Këtë fakt ajo e ka justifikuar me sjelljen e mirë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, apo me faktin tjetër që lidhet me vjetërsinë e personave që janë në burg. Duke nxjerrë këtë ligj, Ministria e Drejtësisë është shprehur se i ka prerë rrugën korrupsionit dhe mitmarrjes. Dihet tashmë që burgjet janë “ miniera ari”. Jo vetëm në një rast është zbuluar se drejtues të burgjeve japin leje, lirojnë nga burgu para kohe të dënuarit duke u bërë ndere në këmbim të parave. Por me daljen e këtij ligji që bënë fjalë për “shuarjen e masës së sigurimit”, burgjet anashkalohen dhe të gjitha të drejtat i kalojnë gjykatës.

“Lirimet”

Është ky i vetmi institucion që ka të drejtë të dërgoi në shtëpi të dënuarit që u ka përfunduar vuajtja e dënimit. Statistikat tregojnë se vetëm për muajin maj, gjykata ka dërguar në shtëpi 7 persona, të cilëve u ka përfunduar dënimi. Mes tyre është edhe një vendim për shokun e Mirit të Xhikes, Ylli Kelmendi. Të gjithë ata persona që janë ankuar për kalimin e afateve të vuajtjes së dënimit i drejtohen përsëri gjykatës me një kërkesë me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblimin. Edhe pse vendimi i gjykatës mund të zgjasë një javë ose dy, ata ankohen se u janë shkelur të drejtat në bazë të Kushtetutës. Të dënuarit janë shprehur se e kanë bërë kërkesën për të qenë të lirë para se të përfundonte afati, por përsëri gjykata neglizhon në shqyrtimin e tyre, duke u justifikuar me vonesat në procedura. Një nga këto vonesa është hedhja e shortit. Nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve është hedhur përsëri ideja për kalimin e kësaj procedure në kompetencë të saj. Burgjet janë të gatshme të bëjnë lirimin e të dënuarit duke thënë se kanë në dorë dosjet penale të gjithsecilit dhe vendimet e dhëna gjatë kohës së vuajtjes së dënimit për ulje në bazë të ligjit.

Afatet

Dënimet e llogaritjet

Në mënyrën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit, futen edhe vendimet e gjykatës që janë dhënë për ulje të dënimit me 90 ditë, që i dënuari përfiton në bazë të ligjit. Para daljes së këtij ligji Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve kishte të drejtë të lironte të dënuarit edhe dy ose tre muaj para kohe. Këtë fakt ajo e ka justifikuar me sjelljen e mirë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, apo me faktin tjetër që lidhet me vjetërsinë e personave që janë në burg.

Këtë muaj

U liruan 7 persona

Statistikat tregojnë se vetëm për muajin maj, gjykata ka dërguar në shtëpi 7 persona, të cilëve u ka përfunduar dënimi. Mes tyre është edhe një vendim për shokun e Mirit të Xhikes, Ylli Kelmendi. Të gjithë ata persona që janë ankuar për kalimin e afateve të vuajtjes së dënimit i drejtohen përsëri gjykatës me një kërkesë me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblimin. Duke nxjerrë këtë ligj, Ministria e Drejtësisë është shprehur se i ka prerë rrugën korrupsionit dhe mitmarrjes

Risi në drejtësi

Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës është krijuar së fundmi nga ekspertë të drejtësisë dhe ka shërbyer si një rrugë ndërmjetëse për trajtimin e disa të burgosurve, duke nisur nga karakteristikat personale të tyre. Lehtësia në vuajtjen e dënimit në bazë të sjelljes dhe rrezikshmërisë shoqërore janë disa nga risitë e këtij shërbimi, ndërsa priten rezultate më konkrete në zbatimin e tij në tërësi. Kështu ky shërbim i është shtuar organeve të drejtësisë për ndihmë në zbatim të ligjit.

Të burgosur të liruar

Eleonard Xhepa u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Astrit Baculi u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Yzerir Bala u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Ylli Kelmendi u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Gentian Kala u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Erald Gjoni u lirua nga gjykata gjatë këtij muaji

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›