E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kultivonte hashash, arrestohet nga policia 57-vjeçari



Një 57-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e uniformave blu në Vlorë. Policia ka arrestuar Zija Llanajn, lindur dhe banues në fshatin Treblovë të Vlorës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës, në qershor të vitit 2006, e ka deklaruar fajtor për veprën penale të “kultivimit të lëndëve narkotike”.

Për këtë vepër penale ai është dënuar me tre vjet heqje lirie, ndërsa ishte i shpallur në kërkim. Sipas policisë, Llanaj është dënuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Treblovë, në korrik të vitit 2005, në një sipërfaqe të oborrit, i janë gjetur të mbjella bimë narkotike kanabis. Ai u shoqërua në qelitë e burgut, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›