E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 16-vjeçari, shpërndante kanabis

Droga Operacioni

Një adoleshent u arrestua dje në flagrancë nga agjentët e antidrogës. Policia tha se E.P, 16 vjeç, banues në Tiranë u ndalua sepse në rrugën “Frosina Plaku”, pas një kontrolli të ushtruar, iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 7.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, një armë e ftohtë thikë, si dhe një motor. Policia deklaron se adoleshenti dyshohet të jetë shpërndarës i lëndëve narkotike në atë zonë, akuzë që nuk pranohet nga i arrestuari, i cili pretendon se është përdorues. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, për konsumim të veprës penale të “prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›