Shpallet në kërkim plagosësi i adoleshentit
Tiranë
Ngjarja
Plagosi adoleshentin, policia e shpall në kërkim. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit filluan procedimin penal për Sokol Domin, 23 vjeç, banues në Shkozë Tiranë. Kërkimi për të ka filluar, sepse të martën, rreth orës 17:00, në Shkozë, në ambientet e një lokali, “Internet”, në pronësi të një shtetasi, për motive të dobëta pas një grindjeje, ka plagosur me armë të ftohtë, thikë, shtetasin Forcim Lita, 18 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Sokol Domi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, i akuzuar për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.