Arrestohet 36-vjeçari, tentoi të vriste me thikë
Policia e Librazhdit arrestoi dje një 36-vjeçar, i cili tentoi të doli nga rruga pasi vriste me thikë bashkëfshatarin e tij. Zëdhënësja e Policisë së Elbasanit, Valbona Begu, njoftoi dje se “arrestimi i 36-vjeçarit Lavdim çuku, me banim në fshatin Rrajcë të Rrethit të Librazhdit, u bë pasi ai, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke e goditur disa herë me thikë, bashkëfshatarin e tij, Sh. Bogdani. Pas këtij veprimi autori është arrestuar nga policia, ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e motiveve të sakta të ngjarjes.
#