E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen në autostradë 7 Afganë

09/04/2009  Vinin nga Greqia

TIRANE- Shtatë Afganë janë ndaluar në autostradën Tiranë-Durrës, teksa ishin duke udhëtuar me një kamion me targa turke që kishte si destinacion portin e Durrësit dhe më pas Italinë. Burime zyrtare pranë policisë thanë se shtetasit e ndaluar janë Nader Zarif Dari, 15 vjeç, Rasoolhan Zamanhan Maroufhel, 19 vjeç, Nashiri Rahman Naziboula, 21 vjeç, Sultangani Umar Leërkhan, 19 vjeç, Ulla Sherinkhan Shaker, 22 vjeç, Sarahmet Husein Husein, 21 vjeç dhe Seringol Omargol Marufhel 21 vjeç. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas ishin nisur nga Afganistani në kohë të ndryshme dhe kishin paguar 7.000 dollarë, secili për të shkuar në shtetin Grek. Ata kishin ndjekur intererarin Afganistan, Pakistan, Iran, Turqi, Greqi Ata kanë mundur që fshehurazi të hipin në një kamion me targa të Turqisë me destinacion Italinë. Ndërkohë shoferi i kamionit pasi i ka konstatuar i ka zbritur me forcë nga kamioni në autostradën Tiranë-Durrës. Shtetasit e mësipërm së bashku me dokumenta i kaluan Sektorit të Migracionit dhe Kufirit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›