Arrestohet për armëmbajtje 26-vjeçari
Dibër
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Burime nga Drejtoria e Policisë Dibër bëjnë me dije për “Shqip”, se paraditen e djeshme forca të policisë së Antikrimit në këtë drejtori kanë vënë në pranga shtetasin Moisi Sina 26 vjeç nga fshati Rreth-Kale i Komunës Muhurr të Dibrës, për armëmbajtje pa leje. Të njëjtat burime saktësojnë se në bazë të informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative, gjatë një kontrolli të bërë në banesën e 26-vjeçarit është gjetur një armë automatike kallashnikov që i riu e mbante pa leje, si dhe 7 granata e një sasi fishekësh, gjë që ka sjellë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Materialet iu kaluan organeve kompetente për hetime të mëtejshme.
#