E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici i Tiranës, vodhi makinën në Durrës

18/02/2009  Në pranga dhe 3 të tjerë

DURRES- Ka përfunduar në qelitë e paraburgimit një polic efektiv i komisariatit të Tiranës, pasi ai është gjetur duke drejtuar një makinë të vjedhur. Policia e Durrësit ka arrestuar në Tiranë shtetasin Martin Arrëza, punonjës policie në komisariatin numër 3 në Tiranë pasi makina që drejtonte, ishte vjedhur në Durrës. Së bashku me 22-vjeçarin Arrëza të lindur në Korçë kanë përfunduar në pranga edhe tre shtetas të tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë. Katër agjentë nisur edhe nga shërbimet e investigimit në Tiranë kanë ndaluar në kryeqytet mjetin e mësipërm që rezultonte i vjedhur më datë 29 nëntor 2008 në qytetin e Durrësit. Në mesditën e djeshme në Tiranë është arrestuar shtetasi Martin Arrëza, 22 vjeç, lindur e banues në Korçë me detyrë efektiv policie në komisariatin nr. 3 të Tiranës. Sapo pronari i mjetit të vjedhur ka parë në Tiranë autoveturën e tij të zhdukur tre muaj më parë ka telefonuar në Durrës duke u bërë të ditur se mjeti ishte parë në një nga rrugët e kryeqytetit. Menjëherë ai është vendosur para oficerëve të policisë së Durrësit ku ka deklaruar se makina ishte e vjedhur. Nisur nga disa të dhëna të shërbimeve inteligjente Ministria e Brendshme ka dyshime se në policinë e shtetit kanë depërtuar edhe persona me precedent penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›