E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyet pse nuk u liberalizuan më 2009

Meta-Vizat

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në një interpelancë në Kuvend ka bërë një analizë dhe shpjeguar para deputetëve arsyet përse nuk pati një vendim për liberalizim të vizave për Shqipërinë ashtu si për tri vendet e rajonit, si dhe hapat e masat që ka marrë Shqipëria për t’ia arritur këtij qëllimi. “Pra, pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike ishte dhe është parakusht për liberalizimin e vizave në hapësirën Shengen. Në raundin e vlerësimeve të para në maj 2009, Komisioni Europian konsideroi se Shqipëria kishte bërë progres, por gjithashtu evidentoi disa sektorë ku nevojitej përparim i mëtejshëm”, tha Meta. Sipas tij, një nga detyrimet kyçe për t’u plotësuar ishin prodhimi dhe shpërndarja e pasaportave biometrike, për të cilat puna filloi relativisht me vonesë për shkak të periudhës së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, ku e gjithë vëmendja ishte përqendruar në prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. “Kështu, sa për t’ia rifreskuar memorien e shkurtër politike opozitës aktuale, më duhet të rikujtoj se viti 2009 ishte një vit elektoral ku fokusi kryesor i politikës ishte pjesëmarrja në votime dhe me të drejtë e gjithë vëmendja ishte te prodhimi i kartave të identitetit, si kusht për votimin në zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›