E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS-së nuk është mbledhje OJQ-sh

Harasani

Deputeti socialist, Andis Harasani, deklaroi arsyet pse nuk pranoi të flasë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në pjesën e diskutimeve mbi përmbytjet në Shkodër. “Besoj që asambletë e partive dhe aq më shumë asambleja e Partisë Socialiste, si partia më e madhe në vend, nuk janë mbledhje OJQ-sh ku përgatiten tema me porosi, por janë organe politike ku përgatitet politikë”, deklaroi Harasani. Në lidhje me mendimin tim për çfarë ka ndodhur, vijoi ai, e kam shprehur publikisht dhe nuk ka nevojë ta shpreh pa kamera dhe në dhoma të mbyllura. Harasani është një prej pesë deputetëve që janë përfshirë në atë çka cilësohet “Lëvizje për Mendimin Ndryshe” brenda strukturave të Partisë Socialiste. Harasani e ka deklaruar prej kohësh se është kundër bojkotit të deklaruar nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Në prononcimet e mëparshme, Harasani ka kritikuar mosmbledhjen e kryesisë së partisë që prej disa muajsh.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›