E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta: Dëmshpërblim një për një

Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje një rezolutë, në të cilën kërkohet nga qeveria dëmshpërblimi i menjëhershëm dhe i plotë i të gjitha dëmeve të shkaktuara ndaj qytetarëve, por edhe nisja e planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të zonës së Shkodrës dhe Nënshkodrës. Ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda, deklaroi se kaskada e Drinit nuk është ndërtuar vetëm për të prodhuar energji, por edhe për të ruajtur banorët e Nënshkodrës nga përmbytja. Duke përmbledhur të gjitha kërkesat e ekspertëve që kanë punuar materialin studimor të opozitës, Doda tha se qeveria duhet të ndërmarrë disa masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›