Asambleja parlamentare mbështet integrimin në BE
02/03/2010 Kryetarja Topalli pret delegacionin e NATO-s
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,priti dje një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në përbërje të të cilit ishin anëtarë të Komisionit të Marrëdhënieve Transatlantike të Asamblesë, përfaqësues të Italisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Portugalisë, Polonisë etj. Ata vlerësuan progresin që Shqipëria ka bërë drejt BE-së, si dhe rolin e Shqipërisë në Aleancën e Veriut. Secili prej tyre i përcolli Kryeparlamentares mesazhin nga qeveritë e vendeve tyre se vlerësojnë hapat e mëdha të Shqipërisë, dhe se mbështetja në përshpejtim të proceseve integruese është e plotë. “Edhe pse politika e NATO-s nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit në BE, do t’u ishim mirënjohës qeverive tuaja edhe për mbështetjen për liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për statusin e vendit kandidat”, u shpreh para tyre Kryetarja Topalli. Anëtarët e delegacionit garantuan për këtë, si dhe rritjen e mbështetjes për Shqipërinë. Lidhur me zgjedhjet e 2009-ës, anëtarët e delegacionit vlerësuan ecurinë e procesit, nga i cili, siç thanë ata, dolën institucionet legjitime, Qeveria dhe Parlamenti. “Shqipëria duhet të jetë optimiste se jo vetëm liberalizmin i vizave, por edhe anëtarësimi në BE do të jetë i afërt”, thanë ata.