E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aselborn: Jemi gati të shtypim stop

Ministri i Luksemburgut

“Gjeni kompromis për krizën politike përpara se të shtypim butonin stop për integrimin”. Kjo ishte deklarata që bëri dje zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xhan Aselborn, për situatën politike shqiptare. “Nuk jam shumë i sigurt, sepse nuk e di se kush ka të drejtë midis tyre. Di vetëm se është në interes të vendit që të gjendet një farë disiplinë mbi debatin se ka njerëz e mund të thonë se kjo kulturë, demokracia nuk është përfituar ende mirë në Shqipëri dhe ekziston mundësia që të shtypim butonin stop derisa kjo të arrihet”, deklaroi numri dy i qeverisë së Luksemburgut. Por sipas tij, është e rëndësishme që klasa politike shqiptare t’i nxjerrë mësimet nga gabimet që mund të bëjë si pasojë e një demokracie të re që ka Shqipëria. “Shqipëria është një demokraci shumë e re dhe demokracia duhet mësuar. Por mos u shqetësoni, koha do t’ju ndihmojë. Në Shqipëri koha do të ndihmojë ata që duhet të marrin përgjegjësitë dhe mendoj se për gabimet nëse janë bërë duhet të nxirret mësimi për të ardhmen”, u shpreh Aselborn në fjalën e tij. Sipas ministrit të Jashtëm të Luksemburgut në këto momente është e rëndësishme që klasa politike të ketë vetëpërmbajtje, pasi rrezikohet e ardhmja e Shqipërisë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›