E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asistencë financiare për organizmat jofitimprurëse

Qeveria

Ministria e Punës mblodhi dje përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, që kanë ngritur dhe administrojnë qendra pritëse për viktimat e trafikimit. Në takim u diskutua rreth draftit të projekt-marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes strukturave të shërbimit social, pushtetit vendor dhe organizatave. Kjo pas ndryshimeve të ligjit për “Shërbimet shoqërore dhe ndihmën ekonomike”, i cili parashikon për herë të parë mbështetjen me buxhet të qendrave rezidenciale jopublike, që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikut, si dhe mbështetjen financiare të viktimave pas daljes nga qendra.
Ministri Ksera u shpreh se ndryshimi ligjor ishte një përmbushje e detyrimeve të parashikuara në udhëzuesin për liberalizmin e vizave. “Qeveria është e vendosur të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për implementimin e këtyre ndryshimeve, duke bashkëpunuar edhe me organizatat që veprojnë në fushën e trajtimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore”, sqaroi ministri Ksera.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›