Atentati, eliminohet vëllai i fundit i Klodian Saliut
I njëjti skenar me atë të një viti më parë, kur ashtu si i vëllai, Shkëlqimi, që sapo dilte nga lokali, ashtu dhe këtë herë, Arian Saliu, vëllai i vetëm i mbetur i Klodian Saliut, është qëlluar me breshëri automatiku. Dëshmitarët kanë treguar për dy persona me skafandra, të cilët kanë ngadalësuar motorin në momentin që Ariani dhe një miku i tij që kërkohej nga policia, Denis Hoxha, po dilnin nga lokali prapa stadiumit të qytetit të Durrësit dhe po futeshin në automjetin tip “Golf 5” me targa DE 566 BE.
Pikërisht në këtë moment, breshëria e kallashnikovit ka lënë të shtrirë përdhe vëllain e njërit prej ish-eksponentëve më të rrezikshëm të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Të pranishmit në lokal kanë transportuar me urgjencë për në spital të dy të plagosurit, por fatkeqësisht Arian Saliu ka gjetur vdekjen nga plagët e rënda, ndërsa Denis Hoxha aktualisht ndodhet në gjendje
të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta të policisë së Durrësit, të cilat kanë filluar hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Ndërsa rreth atentatit, policia ka pohuar se ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së djeshme në zonën mes Drejtorisë së Policisë dhe lagjes “Spitallë”, dhe se Saliu është qëlluar me një armë automatike. Sipas policisë, viktima 37-vjeçar ishte duke zbritur nga makina ku ndodhej bashkë me të kërkuarin tjetër, kur është qëlluar me breshëri.
Ekspertiza tregoi se në trup i janë gjetur katër plumba, të cilat më pas i kanë shkaktuar vdekjen.
Dyshimet e para të ekspertëve të krimeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, janë për një atentat të organizuar nga anëtarë të tjerë të bandave rivale, që aktualisht shijojnë lirinë. Për kapjen e tyre, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë ngritur postblloqe të shumta në gjithë qytetin e Durrësit, ndërsa nuk kanë munguar as kontrollet në vende ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët. Megjithatë, deri më dje policia nuk konfirmoi asnjë arrestim të autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Ekzekutimi i dy vëllezërve
Dy personat me motor kanë ulur shpejtësinë disa metra përpara tyre dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në momentin që Arian Saliu dhe Denis Hosha po futeshin në makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur vëllai i Klodian Saliut ka marrë plagë të rënda, duke gjetur vdekjen në spital. I plagosur ka mbetur edhe miku i tij, Denis Hoxha, ndërsa dy atentatorët më pas janë larguar me shpejtësi me një motor. Persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e familjes Saliu kanë dalë menjëherë jashtë dhe kanë dërguar të dy personat e shtrirë përdhe në spital.
Vëllai tjetër i Klodian Saliut, 40-vjeçari Shkëlqim Saliu, u ekzekutua me pistolete me silenciator rreth orës 13:05 të datës 23 qershor të një viti më parë, teksa ndodhej në lokalin e tij pranë spitalit të Durrësit. Ai është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët kanë qenë me një motor, ndërsa bashkë me të, mbeti i plagosur edhe miku i tij 22- vjeçar, Sterio Xhani. Për këtë vrasje, policia e Durrësit do të shpallte si të dyshuar kryesor Indrit Taullajn, i akuzuar ky edhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale, i cili më pas u kap në një apartament në kryeqytet.
Organizata kriminale e Klodian Saliut
Sipas të dhënave të policisë, tashmë kjo bandë e kryesuar nga Indrit Dokle, është përgjegjëse për vrasjen e Gani Gashit, më datë 13.10.2005 në Tiranë. Gjithashtu, sipas policisë, bëhet e ditur se më 30.10.2005 organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Policia bën të ditur se kjo organizatë është përgjegjëse edhe për tentativat e bëra ndaj Lul Berishës. Policia e Shtetit bën të ditur se deri në këtë fazë janë arrestuar Dritan (Adriatik) Coli, nga Durrësi, Elvin Hoxhosmani, nga Burreli, Alban Neli, Spartak Kalthi, nga Burreli, Selman Heti, Altin Olloni nga Tirana dhe Altin Nikolla, nga fshati Shkallë, Durrës. Indrit Dokle, Kujtim Buna e Serdian Sulejmani gjenden të arrestuar që nga vrasja e Ilir Koldashit.
Organizata kriminale e Lul Berishës
Aktiviteti kriminal i Lul Berishës ka nisur në 1994-n, ku ai dyshohet që të jetë marrë me trafikim të lëndëve narkotike, trafikim të femrave për prostitucion. Emri i tij rezulton i njohur edhe jashtë kufirit shqiptar për aktivitetin e tij kriminal. Ndërkohë që në bashkëpunim dhe me mikun e tij, Klodian Salihu, nisi edhe vargu i ekzekutimeve, duke filluar në vitin 1998. Sipas policisë, kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh si:
Dritan Sallaku, Viron Curri e Arjan Paja, më datë 17.10.1998, vrasje këto të kryera në Tiranë e Durrës. Një vit më vonë vjen vrasja e Marsel Sotirit, i vrarë më 22.08.1999, në plazhin e Durrësit. Sërish me një distancë kohore prej një viti, ekzekutohet edhe Dritan Disha, i vrarë më 09.07.2000, në fshatin Shënavlash të Durrësit, ndërsa Ervin Lame vritet më 14.01.2002, në lagjen nr. 3 të Durrësit.