Atetntati në Vlorë, policia merr në pyetje këshilltarin e plagosur
Këshilltari i Bashkisë së Vlorës që mbeti i plagosur dy ditë më parë pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij, gjendet jashtë rrezikut për jetën, madje i është përgjigjur dje pyetjeve të policisë lidhur me ngjarjen. Morand Hoxha, 38 vjeç ka dalë është marrë në pyetje në dhomën e spitalit në reanimacion, nga një grup ekspertësh të policisë dhe në prani të Prokurorit të Rrethit, ku i është kërkuar të japë sqarime mbi atentatin, ku mendohet se është përdorur eksploziv plastik C4. Burime thanë se Hoxha ka komunikuar drejtpërdrejt edhe me drejtorin e Policisë së Qarkut Vlorë, Ylli Metko, ndërsa mësohet se edhe për shkak të gjendjes shëndetësore deklarimet e tij nuk kanë qenë të shumta. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në orën 21.20 në afërsi të vendit të quajtur “Kalit i Trojës”, pranë shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në qendër të qytetit të Vlorës. Morand Hoxha sapo ishte duke dalë nga makina e tij, një “Benz” me ngjyrë të bardhë tip 2400 me targa të Vlorës, kur makina u hodh në erë dhe u shkatërrua plotësisht. Nga shpërthimi Hoxha 38 vjeçar, këshilltarë në bashkinë e qytetit të Vlorës mori plagë në trup dhe në kokë.