E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën hetim për miliona euro në Itali, hap Tiranë për një kompani ajrore

Vincenzo Soddu, mjaft i njohur në Itali, ku është nën hetim për falimentin e një kompanie ajrore, zhdukjen e miliona eurove dhe lënien pa punë të qindra punonjësve, dyshohet të jetë në Tiranë dhe kontribuon për ngritjen e një kompanie ajrore që do të fluturojë nga Shqipëria. Mediet Italiane flasin për transferimin e Soddu në Tiranë, pranë kompanisë “Star Airways” ndërsa sindikata e punonjësve të transportit (përfshi aviacionin në Venecia) FiltCgil, ka kërkuar nga Enac (agjencia italiane për aviacionin civil) të ndalonte këtë kompani, e cila rezulton në tabelat e aeroporteve të ketë filluar fluturimet, të cilat pasi njoftohen edhe anulohen, pasi ajo nuk ka nisur punë.
Corriere Della Sera versioni i Venetos, ka dhënë pak ditë më parë alarmin mbi një kompani të re fluturimesh shqiptare, sipas të përditshmes më në zë në Itali, një ish-pronar dhe themelues i dy kompanive italiane të cilat kanë pasur fund të keq, rezulton i përfshirë në kompaninë shqiptare. Vincenzo Soddu, në gjykim në Itali për falimentimin e fundit të Myair në të cilin janë zhdukur të paktën 100 milion euro sipas medies italiane ndodhet prej kohësh në Tiranë dhe po punon për të ngritur “në fluturim” një kompani shqiptare. Ndërkohë forumi i aviacionit civil Italian (aviazionecivile.com), në të cilin shkruajnë edhe dhjetëra ish punëtorë të Soddu, që humbën vendin e punës për shkak të falimenteve të njëpasnjëshme të kompanive Volare dhe Myair, jep të njëjtin alarm. Sipas të përditshmes italiane bëhet fjalë për “Star Airways”, një kompani shqiptare e sapo krijuar e cila njofton në faqen e saj të internetit se do të kryej fluturime nga Shqipëria në Evropë, por kryesisht në Itali. Kompania përgënjeshtroi përfshirjen e Soddu në punët e saj, në një njoftim shtypi që nuk gjendet më në faqen e saj të internetit, por gazetarit të Corriere Della Sera, kur ka telefonuar në zyrat e kompanisë i ka rezultuar krejt e kundërta. Më poshtë “standard” po publikon të plotë shkrimin e gazetës prestigjioze Italiane:

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›