E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia: Do e ekstradojmë Julian Assange

Australia  do të ekstradojë  themeluesin e Uikiliks nëse 39 vjecari vendos të kthehet në Atdhe. Lajmin e kanë bërë  të ditur autoritetet australiane në një kohë kur Julian Assange  deklaron se ka marrë një seri kërcënimesh serioze për jetën e tij.  Megjithatë  nuk ndalet Uikiliks, që ka publikuar listën e objekteve të infrastrukturës që kanë rëndësi jetike për Shtetet e Bashkuara.

Me kërkesë të Departamentit të Shtetit, në shkurt të vitit 2009, të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në botë duhet të dërgonin listën e objekteve "humbja e të cilave do të ndikonte jashtëzakonisht në shendetin publik, në sigurinë ekonomike dhe në sigurinë kombëtare të SHBA-ve". Mediat raportojnë se në mesin e kësaj liste gjenden kabllot nënujore të domosdoshme për komunikim, porte, burime minerale apo kompani. Gjeografia e objekteve të përfshira në listë përfshin vende nga Austria deri në Zelandën e Re. Uikiliksi ditë më parë nisi publikimin e 250 mijë dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›