E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës; Dako promovon nismën “Çdo shtator, një shkollë, një pemë”

Në ditën e parë të fillimit të shkollës, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka qenë në shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”, për të përshëndetur nxënësit për fillimin e këtij viti të ri shkollor. Gjithashtu kryebashkiaku Dako ka zgjedhur këtë shkollë edhe për promovimin e një nisme të re, që ka të bëjë me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet dhe që konsiston në ndërgjegjësimin e nxënësve për t’i ruajtur dhe shtuar këto sipërfaqe. Nisma e re e bashkisë është “Çdo shtator, një shkollë, një pemë” dhe natyrisht sipas kryebashkiakut Dako, kjo nismë do të pasohet nga të tjera në favor të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra. Kjo është nisma e dytë për këtë qëllim, pas asaj “një jetë, një pemë”. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe kryetari i qarkut, prefekti dhe zyrtarë të tjerë vendorë. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku Dako, pasi ka uruar nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor, ka bërë të ditur edhe nismën e re dhe më pas i shoqëruar nga krerët e tjerë vendorë ka mbjellë në oborrin e shkollës në mënyrë simbolike një pemë. Më 15 shtator, në të gjitha shkollat që përfshihen në Bashkinë e Durrësit është mbjellë nga një pemë e llojit kumbull e kuqe, në kuadër të kësaj nisme të re të bashkisë që do të jetë çdo shtator dhe kjo pemë përveçse do të jetë një kujtim për të gjithë nxënësit që kanë filluar klasën e parë apo vitin e parë. Është edhe një lloj sensibilizimi për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytetin tonë. “Do të vazhdojmë me nisma të tjera në favor të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në qytet”, - tha midis të tjerash kryebashkiaku Dako në mbyllje të fjalës së tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›